LSI i përgjigjet Besa Shahinit: Reformat e Rilindjes në arsim aq shkatërrimtare sa edhe ministrja ka vendosur të ikë

E mërkurë, 09 September 2020 17:53


Largimi i ministres së Arsimit Besa Shahini nga posti dhe nga qeverisja, ka shkaktuar reagimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se reformat e Rilindjes në arsim ishin kaq shkatërrimtarja, sa edhe ministrja vendosi të lërë Shqipërinë.

Postimi i ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçi:

Një përgjigje për shoqen e Turit dhe lavatriçen e pastrimit të parave!

Na thuaj çfarë bëri Turi pastaj vendos të ikësh!

Reformat e Rilindjes në arsim janë aq shkatërrimtare sa dhe vetë Ministria e Arsimit ka vendosur të mos jetojë më në Shqipëri. Ky është bilanci më fatkeq i një vendi të drejtuar nga të paaftë dhe sharlatanë që tallen me të ardhmen e të rinjve.

Ndërsa velina e Edi Ramës mendon se qytetarët ende gënjehen me projektet 3D dhe PPP të tij.

I themi Velinës së Edi Ramës, që Kampingu i Jalës është pasion, është dëshirë, është grup dhe frymë, është punë e kohezion.

Kampingu i Jalës është bashkim zemrash dhe individualitetesh për të ecur para së bashku dhe jo për ta ngrënë shokun pas shpine siç zvarraniku në Bashkinë e Tiranës ka bërë me shokët e tij në PS.
P.S ;Boll tenderove nga 10 herë Sami Frashërin e gjimnaze të tjera për të vjedhur!

Për Jalën të rrijë i qetë, atje nuk mblidhet as Vilajet Qyrku as Erion Veli por LRI.

Login to post comments