Tritan Shehu:Covid/Rama na katandisi pa buxhet, ne meshire te ndihmave e fatit, ne amulli, me semundshmeri e vdekshmeri te larte!

E Enjte, 10 September 2020 08:55

Nga Tritan Shehu
Se pari falenderoj te gjithe qe po na ndihmojne ne keto momente krize te thelle e ne perkeqesim ndaj Covid.
Por themeli duhet te jene dislokimet tona financiare, te cilat kane munguar qe prej shkurtit si ne vendet me te prapambetura kjo.
Nqs BE dislokon reth 10 M Euro, faleminderit, por duhen minimalisht 150 M Euro per kete ballafaqim ne shendetesi, per sot e per cfare duhet te pregatitemi.
Nqs BE na dhuron 3 apo 5 respiratore, faleminderit, por kjo eshte pak ne krahasim me cfare ne duhej te kishim bere e duhet te bejme per terapite intensive, ku humbjet jane prej skarcitetit te strukturave.
Terapia intensive eshte shume me shume se vetem respiratori. Vendit tone tashti i duhen reth 150 poste te standarteve europiane te tilla per gjendjen aktuale e muajt qe do te vijne, e realizueshme kjo ne pak jave.
Italia eshte e gateshme te na mbeshtese nqs dhe ne do te “mbeshtesim” vehten.
Nqs nga ShBA na u dhuruan reth 20000 kite PCR, faleminderit, por ne na duhen minimalisht 2500 te tilla ne dite per nje periudhe te gjate.
Po te shtojme ketu strukturat spitalore, ambjentet e triazhimit, mjetet mbrojtese per personelin shendetesor duke filluar nga paresori, mjetet e transportit e deri te maskat per popullesine qartesohen dhe shifrat.
Pa dyshim ketu perfshihet dhe rimbursimi i te gjitha shpenzimeve per ata qe mjekohen ambulatorisht, gje per te cilat vetem heshtet duke i lene qytetaret ne meshire te fatit, nje nga shkaqet e vdekshmerise se larte qe kemi kjo!
Por ka dhe me, Rama edhe per mbulimin e popullates me vaksinen e gripit si dhe te Covid nuk ka parashikuar asgje, ne “shprese” te ndihmave te OBSh apo organizmave te tjera, pra do te duhet te presim gjate e per pak gje!
Ndoshta atehere mund te jete krijuar “imuniteti i tufes” tek ne, por me nje cmim te larte jetesh, shendetesor e ekonomik ky!

Login to post comments