Rama përgatit vendimin, tani do fusë duart edhe në llogaritë bankare të shqiptarëve

E Enjte, 10 September 2020 20:33

Qeveria do të ketë tashmë një “sy”, madje edhe “duart” në llogaritë tona bankare. Të paktën kjo është ajo që synon përmes një projektligji, i cili i jep të drejtën tatimeve që të kenë akses në llogaritë bankare të qytetarëve përmes një regjistri ku do të pasqyrohet gjthçka.

Qëllimi i hartimit të këtij projektligji, sipas hartuesve, është përcaktimi i funksioneve të regjistrit të llogarive bankare, mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe aksesin dhe shfrytëzimin e këtij regjistri me qëllim identifikimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtari kriminale, nëpërmjet transaksioneve bankare.

 
  

Sipas qeverisë, regjistri do të përdoret pikërisht si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale, zbulimin, gjurmimin ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë nga veprimtari kriminale, si edhe të detyrimeve tatimore.fax

 
 
 

Me anë të këtij projektligji, qeveria synon krijimin e një mekanizmi efektiv për zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit kriminal në ekonomi dhe vendosjen në dispozicion të informacioneve të sakta dhe të përditësuara për çdo mbajtës të llogarive bankare.

 
 

Regjistri krijohet si një sistem qendror elektronik i mbajtësve të llogarive bankare dhe kasetave të sigurisë, në të cilin regjistrohen të dhënat e raportuara nga institucionet financiare.

Ai do të ngrihet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe përgjegjës për ngritjen e tij do të jetë Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit.

Krahas tatimeve, në regjistër do të kenë akses të plotë edhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave si edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

Kështu, në shërbim të luftës ndaj pastrimit të parave apo parandalimit të evazionit fiskal, qytetarët do të jenë të vëzhguar tashmë nga qeveria edhe tek llogaritë e tyre bankare, krahas të tjerave. /abcnews.al

Modifikuar më E Enjte, 10 September 2020 21:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...