Zgjedhjet e 25 prillit/ Gjata: Kemi shpresë se ndryshimet kushtetuese nuk do implementohen në Kodin Zgjedhor, mos preket marrëveshja e 5 qershorit

E Enjte, 10 September 2020 21:44

Sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ka folur në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 dhe situatën politike 8 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021.

 

Gjata thotë se Opozita e Bashkuar ka ende shpresë, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar që mos preket marrëveshja e 5 qershorit teksa ndryshimet kushtetuese mos implementohen në Kodin Zgjedhor.

Ai shtoi se Rama momentalisht ka presion popullor dhe nuk ka si ta mbajë prandaj më 25 prill do të humbë. Me koalicione sipas Gjatës Rama e ka të sigurtë humbjen madje do të japë llogaridhënie për ato që ka bërë në qeveri.

Gjata theksoi se nuk vlen vota nëse Shqipëria nuk do të hyjë pas 25 prillit në epokën e ndëshkueshmërisë.

”Atëhere, ka dy momente, politik ku e ka sjellë Rama, dhe me çfarë rregulla loje do të zhvillohen.

 

Është shumë vonë për zgjedhje. Rama ka para vetes presionin popullor, dhe s’ka asnjë valvulë shfryrje. Unë kam qenë student dhe e di që në 89- 90 kur Ramiz Alia kur pa çfarë ndodhi hapi disa valvula fryrjesh, hapi ambasadat, anijet etj. Edhe iku si iku nga pushteti. Rama s’ka asnjë valvul shfryrje. Çfarë mund të bëjë ai, të hapë ambasadat? Kufijtë janë mbyllur prej pandemisë. E vetmja gjë që qetëson popullin janë zgjedhjet. Së më larg aq keq për popullin. Kemi dhe 7 muaj, pra 8 me gjithë procedurat.

Berisha në fund 2013 bëri tunelin e Elbasanit. Përveç se të vjedhë.

I qëndruam besnik si opozitë, ne vijmë me vota dhe jo me dhunë. Kemi rënë dakord dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, më seriozit madje, Bundestagut, që do vendosim rregulla loje për zgjedhjet. Kjo u konkretizua më 5 qershor. Rama e prishi, bëri ndryshimet kushtetuese. Kemi një shpresë se nuk do i implementojë në Kodin Zgjedhor. Më pas dhe hapja e listave. Ai vendosi për 2/3. Përballë një koalicioni Rama është i humbur, se ai s’ka koalicion. Ne ishim 100%, por jo të heqësh koalicionet.

Nuk ka një shprehje që të ndalosh koalicionet në Kushtetutë. Po kërkojmë garanci që marrëveshja e 5 qershorit të qëndrojë e paprekur. Çdo Edi Rama me koalicionet parazgjedhore? Është bërë si Nastradini, të shembë gjithë shtëpinë për një gozhdë.”- tha Gjata.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...