Zgjedhjet e 25 prillit, Doda:De fakto jemi në 1990, ne do të sjellim sërish normalitetin

Premte, 11 September 2020 16:27

 

Për të folur rreth situatës aktuale politike në vend, Listave dhe Koalicioneve në zgjedhjet e 25 prillit, e ftuar në Abc News ishte sekretarja e përgjithshme e PDIU, Mesila Doda.

Mesila Doda thotë se partitë po shkojnë në zgjedhje në një situatë anormale, pasi opozita, siç tha ajo, nuk di ende formulën me të cilën do të hyjë në zgjedhje.

 

“Për mua ka një anomali që nuk dimë ende formulën me të cilën do të hyjmë në zgjedhje. OSBE ka thënë që nuk duhet të ndryshohet sistemi një vit përpara zgjedhjeve,” u shpreh ajo gjatë bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Po ashtu, Doda komentoi edhe largimin e Besa Shahinit nga Shqipëria:

“Para pak ditësh pamë deklaratën e Besa Shahinit që thoshte nuk do jem më ministre, do iki fare nga Shqipëria. Pastaj edhe Lleshaj. Unë e kuptoj që politikanët nuk bëhem në pemë. Ky është një profesion që kërkon pasion e sakrifica. Ti nuk mund të thuash që isha mirë për sa kohë isha ministër, tani po iki fare e po shoh punët e mia, i kam në rregull gjërat. Në një farë mënyrë edhe vetë demaskohen kështu, se aty ka njerëz të PS që kanë punuar e luftuar gjithë jetën..”

Sa i përket koalicioneve për zgjedhjet e ardhshme, Doda u shpreh se deri më tani “jemi që ato do të mbeten në Kodin Zgjedhor”, por megjithatë shtoi se duhet parë sesi do të rrjedhin ngjarjet.

Sipas, sekretares së përgjithshme të PDIU ndodhet në një moment të veçantë, “në një udhëkryq ku duhet të zgjidhet mes së mirës dhe së keqes.”

Për ta argumentuar këtë ajo theksoi mungesën e institucioneve të drejtësisë siç është gjykata Kushtetuese. Ndërsa shtoi se “jemi defakto në vitin 1990 ku kemi 1 parti në pushtet dhe ajo është Rilindja, jo PS.”

Sa i përket paqartësive rreth formulës me të cilën do të hyhet në zgjedhje, Mesila Doda tha se ky “kaos” po bëhet në mënyrë të qëllimshme.

“Ky është një kaos i qëllimshëm, që të harrohen çështjet e ditës…Më bën përshtypje që ende vijojmë të mendojmë që do dalë ndonjë ndërkombëtar që do ta ndalojë këtë një ditë. Vendi është përgjegjësi e jona,” tha ajo.

Sipas Mesila Dodës, pakënaqësia e krijuar nga qeveria aktuale është e paprecedentë, ” në nivele që nuk janë parë ndonjëherë.

Sa i përket, “ofertës” me të cilën do të cilën opozita synon që të marrë pushtetin, Mesila Doda thotë se premtimi kryesor është kthimi i normalitetit në vend.

“Qëllimi kryesor është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i të gjitha mundësive për një Shqipëri normale. Dhe këtë ai nuk e ndalon dot as me ndryshime formulash, as me ndryshime zonash. Çfarëdo që të bëjë ai pakënaqësia ka mbërritur në nivele që nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë qeveri. Nuk është thjesht çështja e pandemisë, e tërmetit, është çështje e një korrupsioni dhe vjedhje endemike që po ndodh, edhe në këto kushte ku jemi.” s.b

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...