Jepet ‘alarmi’, Turqia dërgon anijet ushtarake në brigjet e Qipros: Greqia i kërkon ndihmë Francës

Premte, 11 September 2020 17:07

 

Ndërkohë që Greqia përpiqet të gjejë më shumë aleatë duke patur në krah presidentin e Francës, Turqia ka forcuar pozicionet e saj në terren duke njoftuar dërgimin e anijeve ushtarake në brigjet e Qipros dhe Rodosit.
Mediat greke njoftojnë së fundmi se marina turke ka njoftuar një stërvitje të gjerë ushtarake në brigjet e Qipros.

Gjatë stërvitjes do të përdoret zjarr i vërtetë, gjë për të cilën turqit kanë paralajmëruar të gjitha anijet që lundrojnë në zonën në fjalë.

Krahas kësaj, një numër i madh anijesh ushtarake turke gjenden në jug të Rodosit duke mbështetur anije kërkimore “Oruç Reis”, e cila po kryen kërkime.

LEXO EDHE Vendimi nga KPA/ Gjyqtari Roland Jaupaj shkarkohet përfundimisht nga detyra
NATO i ka kërkuar të dyja vendeve që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

 

BE është duke i bërë presion Turqisë që të ulë tensionet, ndërsa NATO është disi më e ekuibruar duke synuar uljen e tensioneve në rajon.

Më herët, kryeministri grek Mitsotakis i kishte kërkuar ndihmë Francës, e cila dërgoi në zonë aeroplanmbajtësen “Charles de Gaulle” dhe disa avionë “Rafale”.

Po ashtu, Greqia synon të blejë 18 avionë të tillë nga Franca në muajt në vijim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...