SHBA,vendi shënon përvjetorin e 19-të të sulmeve të 11 shtatorit

Premte, 11 September 2020 17:09

 

Mijëra njerëz po shënojnë sot në qytetin e Nju Jorkut, në kryeqytetin e vendit Uashington dhe në Shanksville të Pensilvanisë 19 vjetorin e sulmeve terroriste të vititi 2001 që lanë 3 mijë personat e vrarë pas rrëmbimit të 4 avionëve, dy prej të cilëve goditën kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, njeri Pentagonin dhe tjetri u rrëzua në një fushë në Pensilvani.

Në qytetin e Nju Jorkut ceremonitë po zhvillohen në memorialin e 11 shtatorit, aty ku si çdo vit që nga sulmi, po lexohen emrat e viktimave përfshirë dhe ata të një sulmi në vitin 1993 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë. Në të gjithë qytetin e Nju Jorkut u mbajt një moment heshtjeje në orën 8:46 të mëngjesit me orën lokale pikërisht koha kur një nga avionët u përplas me Kullën Veriore.

 

Presidenti Donald Trump shoqëruar nga Zonja e Parë Melania Trump po marrin pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shanksville të Pensilvanisë atje ku u rrëzua një prej avionëve të rrëmbyer. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë pritet që presidenti të mbajë dhe një fjalim.

 

Në Shanksville të Pensilvanisë pritet të shkojë më pas edhe rivali i tij demokrat Joe Biden. Fillimish zoti Biden po merr pjesë në ceremoninë që po zhvillohet në Manhatanin e poshtëm në Nju Jork. Kandidati demokrat presidencial Joe Biden, Nënpresidenti Mike Pence dhe Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo, të gjithë me maska në fytyrë, iu bashkuan ceremonisë që shënoi përvjetorin e 19-të të zymtë të këtij qyteti pas sulmeve të 11 shtatorit në vendin ku dikur ngrihej Qendra Botërore të Tregtisë.

Osama bin Laden dhe al Kaeda morën përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse çka pasoi një luftë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan. Osama bin Laden u vra nga forcat amerikane në maj të vitit 2011 në një sulm të befasishëm në vendstrehimin e tij në Abotabad të Pakistanit duke i dhënë fund një kërkimi gati 10-vjeçar të udhëheqësin të al Kaedës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...