Prag-zgjedhjet/Partia Socialiste merr nën urdhra Policinë e Shtetit

E mërkurë, 16 September 2020 11:06

 

Një njësi special e përhershme e forcave policore “Shqiponja” do të instalohet që nga dita e sotme edhe në qytetin e Elbasanit, i cili përveç problematikës së madhe kriminale që ka prej kohësh, mendohet që të jetë edhe një arenë e ashpër përplasje në zgjedhjet e vitit tjetër.
Çdo fuqizim i pranisë së policisë në çdo cep të vendit është për t'u përshëndetur, por kur kjo gjë bëhet nën urdhrat dhe me praninë e numrit 2 të Partisë Socialiste pikërisht në kohën kur fushata elektorale ka nisur `de fakto` nga partia në pushtet, atëherë kemi një paralajmërim ogurzi.
Askush nuk mund ta shpjegojë as me logjikë dhe as me ligj se çfarë kërkon Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, në prezantimin e repartit policor “Shqiponja” në qytetin e Elbasanit.

Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2017 ishte vetë kryetari i partisë dhe njëkohësisht kryeministri, Edi Rama, i cili ju bëri thirrjen anti-kushtetuese dhe anti-ligjore policëve, të dilnin të mblidhnin vota në favor të 'Rilindjes'.
Por jo vetëm kaq. Balla foli përpara policëve si shefi `de fakto” i tyre dhe madje justifikoi edhe ekspansionin e krimit të organizuar gjatë këtyre viteve, duke thënë se ngjarje të rënda si ajo e mbrëmshmja në Tiranë ku u hodh në erë një automjet në një vend teje publik, ndodhin në çdo kryeqytet të Europës!
“Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t’i zbulojë në kohë autorët dhe do t’i vërë para përgjegjësisë”, deklaroi Balla në krah të ministrit të Brendshëm Lleshaj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Del përgjigjja e tamponit/Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi konfirmohet pozitive me Covid 19

Politikë

Del përgjigjja e tamponit/Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi konfirmohet pozitive me Covid 19

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka rezultuar pozitive me COVID-19. Kryebashkiakja e Shkodrës një ditë më parë pas dyshimeve ka bërë tamponin pranë strukturave të shëndetësisë ndërsa në përgjigjen...

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali, 17 të vdekur në 24 orët e fundit

Globi

Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Itali, 17 të vdekur në 24 orët e fundit

  Bien shifrat e COVID-19 në Itali. Testimet ditën e sotme kanë qenë 55.800, ndërkohë që gjatë javës u arritën edhe 100 mijë testime.Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë...

Protestat në Bjellorusi/Ja imazhet e fiksuara nga fotografi i arrestuar nga regjimi bjellorus

Globi

Protestat në Bjellorusi/Ja imazhet e fiksuara nga fotografi i arrestuar nga regjimi bjellorus

  Një gjykatë në Minsk, më 16 shtator, dënoi fotoreporterin e Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë Uladz Hrydzin dhe fotografin e pavarur Alyaksandr Vasyukovich me 11 ditë burg, për...