Djemtë e kryetares së PS-së bëjnë për spital dy qytetarë, policia fsheh ngjarjen

E mërkurë, 16 September 2020 19:59

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ulëz të Burrelit, ku mësohet se dy djemtë e kryetares së Partisë Socialiste në këtë qytet, të cilët punojnë në OSHEE, kanë rrahur dy qytetarë, të cilët ndodhen në spital.

Denoncimi është bërë nga një qytetare, ndërkohë që është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha

 
  

DENONCIMI

 
 
 

Banditë të OSHEE masakrojnë qytetarët. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

 
 

Dy banditë të OSHEE, djemtë e narko-sekretares së PS, rrahin e bëjnë për reanimacion dy qytetarë dhe narkopolicia dhe narkoprokuroria heshtin sepse ata janë çunat e partisë. sb

Përshëndetje zoti Berisha. Si e vetmja mundësi, desha të denoncoj te ju një krim nga bandat e partisë socialkriminale. Dy djemtë e kryetares së PS për njësinë Ulëz- Burrel, të punësuar si militantë të partisë në OSHEE, kanë masakruar të dielën dy qytetarë në Ulez. Hapur në mes të qytetit me qyta pistolete, thika, leva, dy qytetarët kanë përfunduar në reanimacion në spital me mbi 20 qepje në kokë dhe trup, njëri në rrezik për jetën. Policia dhe prokuroria në fillim janë vërsulur, por janë kthyer me bisht në shale me urdhër të partisë së krimit. Ata kriminelë vazhdojnë të mos ia dine dhe janë të lirë. Është bërë e pajetueshme gjendja këtu, ku mesa duket dhuna bëhet për të terrorizuar njerëzit para zgjedhjeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...