Kreu i PD-së Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ ka folur për herë të parë qartë dhe ka treguar se si do të kompensojë ish-pronarët, me qëllim që pronësia mbi tokën të mos jetë pengesë për investime.
Basha deklaroi se si PD do të ofrojë dy zgjidhje konkrete për pronarët e vjetër, pronat e të cilëve janë zënë apo marrë.
‘Ne nuk do të jemi në gjendje që brenda 4 vitesh të zgjidhim problemin e pronave, pasi fatura është e madhe.
Por dy gjëra ju premtojmë:
Rikthimi aty ku është e mundur
Dhe krijimi i një fondi të veçantë për pronarët që të trajtohen deri në fund financiarisht’, deklaroi Basha në studion e Blendi Fevziut.