Lulzim Basha i ftuar në Opinion te Blendi Fevziu tha ndër të tjera se qeveria e re PD dhe LSI do të investojë për zgjerimin e biznesit të mesën, pasi mbetet shtresa kryesore e një shoqërie demokratike. Basha theksoi se kur të vijë në pushtet do vendosë në Kushtetutë mandatin e kryeministrit, pra nuk mundet që një person të jetë me shumë se 8 vite kryeministër
Më pas Lulzim Basha shtoi se opozita do jetë e përbashkuar dhe nuk copëtohet. Ndërsa në lidhje me hamëndjet se pas zgjedhjeve mund të bëni qeveri të përbashkët me PS, kreu demokrat sqaroi se nuk ka asnjë shans të ndodhë.