PS fillon arrestimet e kundërshtarëve politikë me anë të gjykatave

Premte, 18 September 2020 08:18

 

Gjykata e Lezhës ka dhënë dje vendimin për ish-kryetarin e Bashkisë, Fran Frrokaj (PD).

Pas më shumë se dy vitesh hetim, gjykata dënoi Fran Frrokaj për “shpërdorim detyre” me 4 vjet burg dhe 4 vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike. Vendimet e gjykatave si rregull nuk komentohen, por kur shkeljet proceduriale dhe proceset kanë shumë probleme ligjore, opinionit publik i lind e drejta të hedh dyshime dhe të ngrejë pyetje mbi standardin e drejtësisë. Frrokaj u arrestua me bujë 2 vite më parë, pak muaj para zgjedhjeve lokale. Akuzat ishin për më shumë se 30 zyrtarë të tjerët për tjetërsim pronash. Një kryebashkiak ka kompetenca për pronat publike, por ai nuk është as drejtor hipoteke dhe as anëtar i qeverisë që të ndryshojë pronësinë e një toke publike dhe më pas ta shpërndajë sipas qejfit dhe interesave. Ka një sërë institucionesh të tjera që mbajnë përgjegjësi për procese të tilla dhe ligji nuk ia lë në dorë kryebashkiakut edhe po të dojë ai. Megjithëse nuk kishin asnjë provë konkrete dhe firmë të Fran Frrokajt në dokumente, kryebashkiaku i Lezhës u arrestua si të ishte një i kërkuar për krime të rënda dhe para prangosjes nuk u mor as në pyetje dhe as ju kërkuan sqarime. Pas arrestimit disa ditor ai u hetua në gjendje të lirë dhe për dy vite prokurorët dhe gjykata nuk siguruan asnjë provë bindëse që kryebashkiaku ka kryer shkelje ligjore. Hetimi u mbyll nga Gjykata e Lezhës me akuzën për “shpërdorim detyre” dhe me dënimin me burg dhe heqjen e të drejtës për të kandiduar dhe për të zgjedhur.
Sado që drejtësia e re të pretendojë se kemi vendim të drejtë, akti i gjykatës duket fiks i prerë sipas shijeve politike të rilindjes. Gjykata nuk mjaftohet me faktin që e fut në burg kryebashkiakun, por sigurohet që edhe për 4 vite pas burg të mos kandidojë më. Arrestimi i Frrokaj u bë para zgjedhjeve vendore të PS dhe nisja e hetimit kishte qëllim mbajtjen larg të tij nga fushata e zgjedhjeve. Tashmë po vijnë zgjedhjet parlamentare dhe Frran Frokaj është një nga drejtuesit e listës së kandidatëve të PD-së në Lezhë. Si drejtues i Bashkisë së Lezhës dhe si përfaqësues i së djathtës, Frrokaj bën pjesë te politikanët që kishte mbështetjen e qytetarëve. Kandidimi i tij në Lezhë mund të sjellë një rezultat turpërues për PS dhe dikush nga Rilindja ka menduar si mënyrën e vetme për ta ndaluar futjen e tij në burg.

Sigurisht nëse Fran Frrokaj ka bërë shkelje ligji duhet të përgjigjet, por sulmet ndaj tij të koordinuara rregullisht para fushatave elektorale, lënë shijen e keqe të sulmeve të pista politike. Vendimi i djeshëm do të vlerësohet nga Gjykata e Apelit, megjithatë standardi i përdorur nga Gjykata e Lezhës dhe vendimet e para të reformës në drejtësi kanë ngritur jo pak pikëpyetje. Rasti i Fran Frrokaj nuk është i vetmi. Në këto vite gjykatat e drejtësisë së re dhe ato të mbetura nga e vjetra, po dëshmojnë një tendencë hapur majtas. Ka gjyqe ndaj opozitarëve që nisin dhe dalin me vendim brenda pak muajve, ndërsa procese ndaj ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të PS-së nuk nisin kurrë. Ka kryebashkiakë të PS me dosjen penale brenda dhe jashtë vendit dhe drejtësia nuk merr mundimin të bëjë verifikime, jo më t’i çojë për gjykim apo t’i fusë në burg. Fakte dhe denoncime ka pafund ndaj Rilindjes. Kur ke gjithë tepsinë para dhe asnjë institucion që të kontrollon, abuzimi është shumë më i madh dhe korrupsioni ulëret çdo ditë. Koncesionet miliona euro dhe vjedhjet e taksave janë një skandale që janë kthyer në fenomen në radhët e PS dhe ministrave. Megjithatë gjykatat e rretheve dhe SPAK nuk merr kurrë mundimin t’i hetojë apo gjykojë këto proceset. Çështjet mbyllen pa nisur dhe kjo të krijojnë idenë se gjyqtarët dhe prokurorët më shumë vihen në lëvizje me SMS sesa nga ligji.

Dënimi i Fran Frrokaj është një sinjal negativ që vjen nga drejtësia pak muaj para nisjes së fushatës elektorale. Natyrisht që sejcili përgjigjet për veprimet e tij gjatë detyrës, por turravrapi vetëm para fushatave elektorale për ti nxjerrë jashtë loje si konkurentë politikë, të krijon dyshimin se PS ka urdhëruar spastrimin me anë të drejtësisë. Ish-kryebashkiaku i PD ishte në garë për të qenë kandidati kryesor për deputet në listën e PD në rrethin e Lezhës për hir të autoritetit dhe popullaritetit të tij në Lezhë. Por e goditën, me sa duket politikisht, që ta heqin si rival me synimin për të dobësuar opozitën në Lezhë.

E drejta e dyshimit lind se drejtësia u përdor politikisht ndaj opozitës sepse edhe pak para fushatës elektorale për pushtetin vendor u arrestua që të mos rikandidonte dhe tani pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, përsëri me djallëzinë e Rilindjes që ta heqin qafe si rival të fortë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare, e dënojnë.

Pse vetëm para fushatave elektorale merren me të?! A nuk kishin kohë plot muaj para afrimit të zgjedhjeve?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...