PD kundër ligjeve te censurës:Tentativa e re e Ramës, e dënueshme. Pengon rrugën europiane të Shqipërisë.

Premte, 18 September 2020 11:20

 

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi referuar një shkrimi në mediat gjermane thotë se Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, sepse Edi Rama ka kryer 2 veprime antidemokratike: ndryshimet e njëanshme kushtetuese për zgjedhjet dhe ligji i censurës që rrezikon mediat.

“Ndezja sërish nga Europa e alarmit kundër censurës ka të bëjë me tentativën e re të Edi Ramës për të mbyllur portalet kritike me qeverinë”, thotë Vokshi

STATUSI I PLOTE
Shqipërisë mund të mos i hapen sërish negociatat, sepse Edi Rama ka kryer 2 veprime antidemokratike:
1. Ndryshoi në mënyrë të njëanshme rregullat kushtetuese për zgjedhjet
2. Rrezikon lirinë e medias me ligjin e censurës

Konkluzioni është i medias gjermane pas vizitës së Edi Ramës në Berlin, ku nuk u takua as me kancelaren, as me drejtuesit e CDU më Bundestag.

 

Ndezja sërish nga Europa e alarmit kundër censurës ka të bëjë me tentativën e re të Edi Ramës për të mbyllur portalet kritike me qeverinë.

Me AMA dhe AKEP si gjykatat politike, Rama kërkon të gjobisë, shantazhojë, kërcënojë dhe ndëshkojë çdo gazetar që do guxojë të denoncojë korrupsionin galopant apo lidhjet e qeverisë me krimin; do të mbyllë portalet që do të bëjnë transparencë të abuzimeve dhe keqqeverisjes.

Partia Demokratike është në krah të çdo gazetari dhe organizate vendase dhe ndërkombëtare që kundërshton ligjet e censurës. Përpjekjet e qeverisë për të vendosur nën kontroll median online janë të dënueshme, rrezikojnë demokracinë dhe pengojnë rrugën europiane të Shqipërise
Nga Strasburgu, Parisi, Berlini dhe kudo ka një mesazhi të qartë: drafti qeveritar të mos miratohet!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...