Në daljen e tij për mediat, Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve sa i takon pr/ligjit të ndërmarrë nga maxhoranca për kompetencat e Presidentit të Republikës.
“Nuk ka ligj antikushtetues nga një parlament jo kushtetues që pengon Presidentin të përmbushë misionin e tij kryesor në mbrojtje të kushtetutës në mbrojtje të pluralizmit politik, në mbrojtje të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Maxhoranca e ka provuar me Presidentin 3-0. Sa herë ka vajtuar në Venecia, pavarësësisht nga lobimi që ka bërë, pavarësisht nga miliardat që ka shpenzuar lart e poshtë. Mos e kthejë në betejë me Presidentin sepse ky është presidenti i popullit të 2marsit.
Nuk është president as i LSI dhe as i opozitës dhe populli është aty është shtuar edhe prap kërkon shpërndarjen. Po unë them këtë punë ta zgjidhim më 25 prill në mënyrë paqësore, qytetare. Duan të më shkarkojnë ta provojnë, të vijnë këtu, kush i pengoi. Presidenti ka respektuar kushtetutën jo grushtin e shtetit. Nuk trembet më njeri në këtë vend, tremben vetëm të tremburit” u shpreh Meta.