PD:Dështim i rrezikshëm në javën e dytë të shkollës, mbi 160 mësues të infektuar. Qeveria nuk mori asnjë masë. Ja problemet kryesore

Saturday, 26 September 2020 13:13

 

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë për situatën në shkolla, të cilën e quan dështim teksa thotë se jan 160 mësues të infektuar me COVID-19. Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi se Edi Rama është i fokusuar tek riciklimi i mashtrimeve elektorale të viteve të shkuara dhe ka lënë mësuesit e nxënësit në mëshirë të fatit.

Sipas saj, drejtuesit militantë në shkolla e mbajnë të fshehtë informacionin, me qëllim që të mbulojnë dështimin e partisë në pushtet me hapjen e shkollave pa asnjë plan.

 

Vokshi tregon 4 problemet kryesore dhe 4 masat urgjente që duhet të merren.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Me përfundimin e javës së dytë të vitit të ri shkollor, situata në shkolla në të gjithë vendin është përkeqësuar, por qeveria nuk ka marrë asnjë masë as për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit, as për të rritur cilësinë e mësimdhënies.

 

Duke patur si prioritet karrigen e pushtetit të vet personal, Edi Rama është i fokusuar tek riciklimi i mashtrimeve elektorale të viteve të shkuara dhe ka lënë mësuesit e nxënësit në mëshirë të fatit.

 

Asnjë masë shtesë e marrë në shkolla për mbrojtjen e tyre. Asnjë qindarkë e investuar për një mësimdhënie më të mirë.

Nga informacionet që disponojmë nga të gjitha shkollat e vendit, rreth 160 mësues dhe staf, si dhe mbi 100 nxënës janë të infektuar, por nuk është marrë asnjë masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit.

 

Përkundrazi! Drejtuesit militantë në shkolla e mbajnë të fshehtë informacionin, me qëllim që të mbulojnë dështimin e partisë në pushtet me hapjen e shkollave pa asnjë plan.

Numri real duhet të jetë shumë më i lartë për dy arsye:
1. Tamponimi është bërë pak ose aspak

 

2. Edi Rama ka urdhëruar kodin e heshtjes. Asnjë drejtues nuk bën transparencë e nuk informon stafin mësimor, prindërit e nxënësit duke krijuar një situatë shumë të rënduar psikologjike. Mësuesit, nxënësit së bashku me familjarët janë në panik që shkaktohet më së shumti nga pasiguria, frika që vjen nga mungesa e informacionit.

Pas përfundimit të javës së dytë problemet kyçe janë 4.

1. Nuk respektohet protokolli I sigurisë së shëndetit.
Në shkolla nuk ndiqet rradha e veprimeve për të testuar çdo kontakt, karantinuar dhe shkëputur zinxhirin e infeksionit.

 

2. Kushtet higjieno sanitare vazhdojnë të jenë të mjerueshme.
Në rreth 90% të shkollave mungojnë kushtet më elementare, si uji i rrjedhshëm dhe sapuni. Kjonsituatë është edhe në Tiranë, megjithëse çmimi i ujit është rritur vit pas vit nga Erion Veliaj.

3. Dezinfektimi midis turneve nuk bëhet dhe nuk sigurohen as maska, as dezinfektantë.
Nxënësit dhe mësuesit i kane blerë vetë maskat dhe dizenfektantët, duke rritur kostot e familjeve, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka investuar asnjë qindarkë për sigurinë e tyre.

4. Mësuesit janë të mbingarkuar, duke rrezikuar uljen e cilësisë së mësimdhënies.
Qendrimi me orë të zgjatira dhe të papaguara nga mësuesit po i çon ata drejt demotivimit. Për qeverinë e Edi Ramës mësuesit dhe nxënësit nuk janë prioritet, prandaj janë lënë në mëshirë të fatit.

Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë drejtuesve të shkollave të mos u binden urdhrave të pushtetit Edi Ramës ne dëm të shëndetit të mësuesve, të nxënësve dhe në dëm të cilësisë mësimdhënies.

Është urgjencë kombëtare që qeveria të marrë disa masa elementare për të ruajtur shendetin dhe cilësinë e mësimdhënies në shkolla.

1. Të bëhen testime masive serologjike e tamponim për të gjithë mësuesit dhe stafin ndihmës në cdo shkollë të vendit, në mënyrë të tq qartësohet harta e përhapjes së COVID19 dhe shkëputjes së zinxhirit të infeksionit.

2. Të mos lejojë zhvillimin e mësimit në ato shkolla, ku nuk përmbushet asnjë kusht higjeno sanotar. Qeveria të publikojë në ambjentet e jashtme certifikatën e plotësimit të kushteve të përcaktuara në protokollin e sigurisë.

3. Të sigurojë dezinfektim për ambjentet shkollore dhe maska falas për çdo mësues, si dhe për nxënësit e familjeve në nevojë.

4. Të kontraktojë mësues shtesë për të lehtësuar barrën e rëndë shkatërruese për mësuesit, si dhe të shpërblejë mësuesit për çdo orë shtesë

Partia Demokratike është e vendosur të qëndrojë krah mësuesve, nxënësve dhe prindërve të tyre për të bërë gjithçka që ata të jenë të sigurt dhe nxënësit të arsimohen sa më mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...