Apeli i Presidentit Meta: Blegtoria pas vitit 2017, drejt rënies së lirë. Braktisja po shpopullon zonat rurale, miliarda euro jepen koncesione e tendera sekret

Saturday, 26 September 2020 13:31

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ngre alarmin për rënien e blegtorisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare. Kreu i Shtetit thekson se blegtoria nga viti 2017 po shkon drejt rënies së lirë dhe se braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, teksa sipas tij, miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

“Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.

Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera ‘sekrete’.
Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë. Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!”, deklaron Presidenti Meta.

Login to post comments