Gjosha në Njësinë 5: Me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do t’i drejtohet qytetarëve me alternativën e saj për rikthimin e shpresës

Saturday, 26 September 2020 14:09

 

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë 5. Gjosha thotë se me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do t’i drejtohet qytetarëve me alternativën e saj për rikthimin e shpresës. Ajo thekson se më 25 prill të gjithë do të votojmë ndryshimin.

“Vazhdojmë me takimet në njësinë 5 të Tiranës. Frika e Rilindjes për humbjen e pushtetit nuk mund të mbaj peng të ardhmen e vendit.

Me ose pa koalicione, me lista të hapura apo të mbyllura, LSI do t’i drejtohet qytetarëve me alternativën e saj për rikthimin e shpresës, për sigurinë e punësimit, për t’i dhënë frymë biznesit dhe për të investuar në një arsim cilësor!

Shqipërisë i duhet normaliteti, fryma e bashkëpunimit dhe maturia politike. Të gjithë bashkë në 25 Prill do të votojmë ndryshimin dhe shpresën!”, shkruan Gjosha.

 

Login to post comments