Presidenti Meta pret Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri: Me rëndësi objektivi ynë strategjik për integrimin në BE

Tuesday, 29 September 2020 14:05

 

Presidenti Meta pret Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri: Me rëndësi objektivi ynë strategjik për integrimin në BE
Me rastin e fillimit të mandatit të saj në vendin tonë, Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.

Gjatë bisedës, Meta e siguroi për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në ushtrimin e detyrës së saj.

 

Përmes rrjeteve sociale, Kreu i Shtetit bën me dije se po ashtu, ka theksuar rëndësinë e përshpejtimit të arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për Shqipërinë, që përputhen edhe me objektivin tonë strategjik për integrimin në BE.

Njoftimi i Presidentit Meta për takimin

Me kënaqësi prita sot Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, znj.Fiona McCluney, me rastin e fillimit të mandatit të saj në vendin tonë.

E sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në ushtrimin e detyrës së saj.

Theksova rëndësinë e përshpejtimit të arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për Shqipërinë, që përputhen edhe me objektivin tonë strategjik për integrimin në BE.

Shpreha mirënjohjen për rolin e Agjencive të KB në Shqipëri në promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe ofrimin e mbështetjes për institucionet shqiptare në zbatimin e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Vlerësova, gjithashtu, synimin për rritjen e investimeve për mbrojtjen sociale.

Përcolla falënderime të veçanta për Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen që agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri kanë dhënë për institucionet shqiptare dhe shtresat e prekura të popullatës në luftën kundër COVID-19.

Duke ju referuar faktit se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të KB, që përkon edhe me 65-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në OKB, sugjerova për të punuar së bashku për një kalendar aktivitetesh, jo vetëm për të përkujtuar këto ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë një bilanc të bashkëpunimit të shkëlqyer të Shqipërisë me OKB-në.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...