Berisha:Superskandal!Bosi mafioz Artan Shkembi ne krye te KÇK(OFL).

Tuesday, 29 September 2020 14:41

Nga Sali Berisha

Superskandal!
Bosi mafioz Artan Shkembi ne krye te KÇK(OFL).

Miq, pergjimet gjermane provuan ate qe opozita e ka deklaruar me kohe, se Artan Shkembi, Narkodrejtori i Organizates gjobvenese te narkoshtetit KÇK me emrin zyrtar OFL, ishte thjeshte nje trafikant.

Njeriu i narkodrejtorit te pergjithshem Ardi Veliut vet, nje trafikant i rrezikshem per implikimin e te cilit ne trafiqe ekzistojne 56 raporte zyrtare, Artan Shkembi u emerua ne ate detyre si gjobvenes dhe trafikant shteteror.

Zbulimi i bashkpunimit te tij me trafikantet nga pergjimet gjermane deshmon qarte dhe perfundimisht se mafia e droges eshte fytyra reale e narkoshtetit te Edvin Mafise. Ai u mor dje ne duar nga SPAK-u i partise, i cili ka si mision te vetem te laje jo para te pista por zyrtaret dhe trafikantet e narkoqeverise.

Drejtimin e Organizates Shteterore KÇK( OFL) e merr tani vet krye trafikanti ne krye te narkopolicise Narkodrejtori i pergjithshem Geron Veliu.

Per hollesu me te medha lexoni kroniken e meposhtme. sb

Dosja e kreut të OFL/ Hetimi po kryhet edhe në një vend të BE
10:34, 29/09/2020
Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, i cili njëkohësisht drejton edhe operacionin “Forca e Ligjit”, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Burimet thanë dje se, ditën e shtunë, GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të pezulluar nga detyra drejtuesin e lartë të Policisë deri në përfundim të hetimeve. Mësohet se SPAK po kryen hetime për “Shpërdorim detyre” për shkak të nxjerrjes së një sekreti hetimor nga ana e Artan Shkëmbit.

Burimet janë shumë të rezervuara për të nxjerrë sekretin hetimor të një dosjeje që duket se ka pikërisht këtë sigël, megjithatë të dhënat flasin për një hetim që po kryhet edhe në Gjermani.

Shkëmbi vetë ka shërbyer për 6 vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

Artan Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një hetim pasuror që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë. Shkëmbi në të kaluarën ka mbajtur edhe detyrën e kreut të TaskForcës së krijuar kundër krimit, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Fatmir Xhafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...