Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Tempora se kryeministri Edi Rama është izoluar nga shqiptarët dhe nga ndërkombëtarët.
Ai tha se Ramën nuk pranon ta takojë më asnjë ndërkombëtar.
Berisha: Sonila a e pe sugarin e tij Caka që u takua me parlamentar të rëndësishëm të bundestagut të cilët nuk i takoj dot Rama.
Gent Cakën e pritën, pse e pritën si ministër i jashtëm i një vendi, ndërsa kryeministrin e këtij vendi nuk e pritën as si ministër të jashtë as si kryeministër.
Meço: Pra ju mendoni se është i izoluar dhe nga pikë pamja ndërkombëtare zoti Rama?
Berisha: Një izolim si ky nuk ka ekzistuar kurrë që nga koha e diktaturës, njoftoi se kam takim me Merkel dhe në Bundestag, u takua me Taulant ballën dhe duçkën e tij.
Ishte në Athinë dhe i shtruan darkën e kapitullimit