Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në studion e “Temporas” në Rtv Ora se opozita do të dokumentojë të gjitha shkeljet e qeverisë Rama për manipulimin e zgjedhjeve, përfshirë rastet e fundit të denoncuara nga “BOOM” për zhvendosjen e votuesve opozitarë.
Ndërsa zbuloi skemën që po ndjek Ministria e Brendshme me listat e votuesve, Berisha pati një paralajmërim të fortë për Ramën.
Berisha: Opozita do të bëjë gjithçka për të dokumentuar çdo gjë por opozita është aktualisht dhe do të jetë fitimtare e zgjedhjeve të 25 prillit. Një rikujtesë i bëj Edi Ramës: Mos tento të shndërrosh 25 prillin në 20 shkurt! 20 shkurti ishte me shtatore bronzi kur 25 prilli mund të jetë edhe fundi yt më i merituar. Po e paralajmëroj. Do largohet me votë, opozita do të shkojë në zgjedhje. Opozita po tregon një pjekuri shumë të madhe në këtë proces.