“Duhet ta mbajnë mend sot se…”, Meta bën akuzën e fortë dhe paralajmëron: Zyrtarë të qeverisë të përfshirë në një aferë miliarda euroshe

Premte, 02 October 2020 12:52

 

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, teksa ka deklaruar se zyrtarë të qeverisë janë të përfshirë në një veprimtari kriminale, që shkatërron financat e shtetit dhe që rrezikon të çojë vendin drejt një katastrofe financiare.

Në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, Kreu i Shtetit paralajmëroi direkt qeverinë, duke thënë se çdo zyrtar duhet ta mbajë mend mirë se do të mbajë përgjegjësi për çdo firmë të hedhur.

 

“I urojmë të shkuara presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij. Nuk jam ekspert për t’u përfshirë në çështje brenda Amerikës apo brenda Evropës, apo me histori shmangieje vëmendjesh për çështje të tilla. Jam këtu si kryetar shteti për të paralajmëruar një veprimtari kriminale që shkatërron financat e shtetit dhe të ardhurat e çdo familjeje. Përveç krizës politike tërësisht artificiale, padyshim që mund të sjellin një situatë falimentim ekonomik e financiar. Janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë, edhe në shifra prej miliarda euro apo dollarësh. Ka dyshime për një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë, që do të thotë që përfitojnë edhe nga kompania që merr apo trashëgon aktivitetin e investitorit, të cilit i zgjidhet kontrata, por bashkëpunojnë edhe me investitorin, i cili humbet kontratën në Arbitrazh, duke mos mbrojtur sic duhet interesat e shtetit shqiptar.

Në këtë mënyrë ne shkojmë drejt një katastrofe financiare. Ky është shqetësimi im i madh dhe i drejtë. Unë di të ndaj atë që është shtetërore, institucionale, zyrtare, nga ajo që mund të jetë politike apo personale. Nëse dikush mendon që interesat personale do t’i vendos mbi interesat kombëtare, duhet ta dijë që cdo firmë që hidhet në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet, me pasojat për financat e vendit, mbetet dhe secili do të mbajë përgjegjësi. Zotëria në fjalë ja ka marrë dorën, se nuk firmos vetë, firmosin të tjerët në qeveri, edhe në Parlament, se rastet më skandaloze janë në Parlament. Por çdo zyrtar i qeverisë duhet ta dijë dhe ta mbajë mend mirë sot se për cdo firmë do të mbajë përgjegjësi, sepse ndryshe ky shtet shembet”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...