“Më është mohuar informacioni” Meta: Gjykatat e arbitrazhit rrezik për financat e vendit. Vetëm 1 investitor kërkon 100 mln euro

Premte, 02 October 2020 12:43

 

Në konferencën e së premtes, Presidenti i vendit Ilir Meta e vuri theksin tek një cështje sic tha, që rëndon mbi financat e vendit, sic janë paditë e investitorëve të huaj në gjykatat e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Duke u nisur nga rasti i fundit i Kurum që kërkon 100 milion euro nga shteti shqiptar, Meta tha se ka kërkuar informacione pranë Avokaturës së Shtetit, por pa marrë asnjë përgjigje.

“Nisur nga padia e një investitori i huaj që kërkon 100 mln euro nga Shqipëria në gjykatën e Arbitrazhit dua të them se kjo është kthyer në një shqetësim dhe rrezik për financat dhe ekonominë shqitpare”,- tha Meta, raporton “BalkanWeb”.

Presidenti shtoi se: “Në këto muaj ku ekonomia nuk po e merr dot veten nga 2 tërmete dhe pandemia e covid 19 dhe kur po rritet cdo ditë borxhi ekonomik papërgjegjshmëria po vë në rrezik financat e vendit. Që në datën 13 korrik 2020 i kam kërkuar Avukaturës së Shtetit të më informojë për situatën që reflektohët me rritje të cështjeve, detyrimeve të shtetit shqiptar që shkojnë deri në 100 mln euro për vetëm një cështje në arbitrazh. I kam kërkuar llogari shtetit për cështjet ku Shqipëria është e paditur në arbitrazh, shërbimet e përfaqësimit dhe konsulencës, pagesat e kryera prej tyre, numrin e cështjeve të fitura dhe të humbura në arbitrazh dhe ekfektin financiar, pra detyrimi që duhet të paguajë shteti shqiptar, të dhëna mbi faktin se se deri më sot nuk ka referuar avokatura në organet përkatëse çështjet e humbura për dëmin që i është shkaktuar shtetit.

Deklaratat e kryeministrit kanë luajtur një rol thelbësor në vendimmarrjen e gjykatave që rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve. Mosdhënia e informacioneve ka zgjatur për më shumë se 2 muaj e gjysmë. Në 14 shtator i dhashë mundësi të dytë Avokaturës së shtetit për këtë informacion edhe pse ishin në shkelje të Kushtetutës. Heshtje e plotë. Kjo nuk vjen nga papërgjegjshmëria as nga paaftësia por është përpjekje e hapur për të fshehur informacionet për çështjet e humbura. Ja ku përsëritet skenari edhe me Kurum”,- tha Presidenti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...