Kreu i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës: Do hapim ambasadë në Tiranë! Meta: Uroj që qeveria shqiptare ta rihapë në Sarajevë para 25 prillit, se pas saj…

Hënë, 05 October 2020 10:59

 

Kreu i Presidencës së Bosnje-Hercegovinë, Sherif Xhaferoviç ka bërë me dije në konferencën për shtyp me Metën se është marrë vendimi që Sarajeva zyrtare të hapë ambasadë në Tiranë.

Ai theksoi se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Shqipëria për të rritur marrëdhëniet e bashkëpunimit me njëra-tjetrën.

Presidenti Meta deklaroi se ka qenë kundër mbylljes së ambasadës shqiptare në Sarajevë, dhe i kërkon qeverisë aktuale në Shqipëri ta rihapë para 25 prillit. Pas zgjedhjeve Meta siguron se do të hapet patjetër ambasada shqiptare në Bosnje-Hercegovinë.

SHERIF XHAFEROVIÇ: Republika e Shqipërisë dhe Bosnjes janë të lidhura me marrëdhënie të mira, nuk kemi çështje të hapura mes nesh. Jemi të lidhur me aspiratat tona euro-atlantike, dhe për të zhvilluar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore. Mund të bëjmë më mirë, të përmirësojmë, dhe besoj se s’kemi përdorur të gjitha mundësitë për të rritur bashkëpunimin.

 

Ndoshta është fakti se Bosnja-Hercegovina aktualisht është pa një ambasadë në Tiranë, dhe e njëjta gjë edhe Tirana s’ka ambasadë në Sarajevë.

 

Presidenca e Bosnjes mori vendim për të hapur ambasadë në Tiranë. Dhe besoj që ky akt do të ndihmojë e përmirësojë marrëdhëniet. Presim që Shqipëria të bëjë të njëjtën gjë për ambasadën.

Shkëmbimi tregtar, marka boshnjake nuk është afër mundësive tona. Duhet të fuqizojmë bashkëpunimin në bujqësi, prodhimit ushqimor, energjisë elektrike, ndërtim dhe fusha të tjera. Bosnja ka treguar se me investimet e kompanive boshnjake këtu në Shqipëri janë të afta për projekte të mëdha. Mundësitë në turizëm janë të mëdha. S’janë përdorur në potencialin më të madh. Duhet të bëjmë, për t’u lidhur nëpërmjet detit dhe turizmit malor kur kemi të bëjmë me Bosnje-Hercegovinë.

Ka shumë çështje të tjera që kemi diskutuar gjatë takimit, dhe pas kësaj vizite pa ftesës nga z/Meta. Ju falënderoj shumë se i keni dhënë Bosnjes statusin e minoritetit. Boshnjakët e respektojnë këtë vend, ku jetojnë. Ata respektojnë shtetin nga i cili kanë ardhur. Duan ta ruajnë identitetin e tyre. Vijoni të zhvilloni marrëdhënien, se do jetë kënaqësi për gjithë ne. Uroj Shqipërinë që bashkë me Maqedoninë e Veriut do hapin negociatat. Dhe kjo është shumë e rëndësishme Integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor duhet të vijë në vend të parë për Bosnje-Hercegovinën. Mbështesim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Të kemi një zgjidhje të pranueshme, dhe Bosnje-Hercegovina respekton iniciativat që respektojnë integritetit territorial.

 

ILIR META: S’kam qenë dakord për mbylljen e ambasadës së Shqipërsë në Sarajevë. Shqipëria duhet ta japë rolin për stabilitet e paqe në rajon. Bosnja është shtet shumë i rëndësishëm, dhe Shqipëria respekton sovranitetin dhe integritetin e Bosnjes, dhe madje kemi dhe komunitet shqiptar aktiv aty.

Kemi kaq shumë mundësi, dhe qëllime të përbashkëta sa duhet të ecim me një rritëm në konkretizimin e marrëdhënieve.

Shpresoj që qeveria të hapë para 25 prillit, sepse pas 25 prillit do të hapet patjetër ambasadë në Sarajevë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...