Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për akuzat që ka bërë në adresë të tij sot në fjalën e mbajtur në Kuvend.
Meta shprehet se Shqipëria nuk ka pasur kurrë një kryeministër që të ketë qenë peng i bandave si Edi Rama. Ai shprehet se kryeministri gënjen edhe kur nuk flet.
“Mister 1 Prilli, ti gënjen edhe kur s’e hap gojën. MOS GUXO të vesh dorë mbi Marrëveshjen e 5 Qershorit! Shqipëria kurrë s’ka njohur trafikant më të papërgjegjshëm se sa ti, peng i bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Po e preke 5 qershorin, Ilir Metën do e kesh në çdo shesh të Shqipërisë dhe ti do ëndërrosh fatin e shokut tënd që ngeli dhe pa parti. Nëse ndonjë mik i huaj të është ankuar për mua, kërkoji leje se e publikoj unë se çfarë i kam thënë, që ta dëgjojë mbarë bota se për ç’miq bëhet fjala”,- shprehet Presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij në Facebook për kreun e qeverisë.