Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar arsyen se pse Agron Shehaj do të lërë Vlorë për të kandiduar në Tiranë si deputet.
Sipas Bardhit, Shehaj ka qenë i shumëpropozuar nga degët e qarkut të PD në Tiranë.
Ai thekson se Shehaj do i nënshtrohet procesit të vlerësimit në Tiranë ndërkohë në Vlorë do të jetë ish-kreu i KLSH, Bujar Leskaj.
‘’Z.Shehaj ka qenë i shumëpropozuar në degët e qarkut të Tiranës. Prandaj do i nënshtrohet procesit në Tiranë. Teksa Leskaj ka qenë i angazhuar prej vitesh në PD. Funksionet kushtetuese e larguan nga politika aktive. Por kontributi i tij njihet’’- tha Bardhi