Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër pas miratimit me 96 vota të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke kërcënuar drejtpërdrejt Ramën.
Me një mesazh të qartë Kryemadhi theksoi se Rama sot e tregoi se ka frikë dhe s’mund të ndahet nga bandat.
Kryemadhi në fund shtoi se Rama e ka kot që lodhet me truket, pasi pas zgjedhjeve do të shkojë në qeli dhe do të jetë koleg qelie me bashkëpuntorët e tij.
”Rama tregoi që ka frikë sot. Sot Edi Rama tregoi që ka frikë dhe s’mund të ndahet nga bandat. Është armik i qytetarëve që humbën shtëpitë nga tërmeti.
Edi Rama sot është armik i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë. Që nuk kanë mbrojtje nga pandemia. Përkundrazi paratë e tyre i kalon me vendime sekrete tek oligarkët.
Ai është armik i arsimit dhe mësuesve. Janë 6 muajt e fundit. Sot bën si i fortë, por natën sjell emisarët për
Më kot lodhesh, era e qelbur e kufomës politike s’mund ta mbulojnë as parfumet më të shtrenjta. Ti e ke vendin, aty tek bashkëpuntorët, do të jesh koleg i qelisë së bashkëpuntërove të tu.”- tha Kryemadhi.