Presidenti i Republikës Ilir meta ka takuar sot kruesuesin e presidencës trepalëshe të Bosnjë e Herzegovinës, Shefik Xhaferoviç.
Meta shprehet se shpopullimi në vendet e rajonit është problematikë e mprehtë, ndërsa theksoi se në Shqipëri ky fenomen paraqitet më kritik.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve.
Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.
Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona.