I infektuar me COVID-19, Shtëpia e Bardhë jep lajmin e mirë për presidentin Trump: Nga spitali mund të dalë…

Hënë, 05 October 2020 17:32

 

Gjendja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vazhdoi të pëmirësohet gjatë natës dhe Shtëpia e Bardhë është optimiste se ai do të dalë nga spitali, ku po trajtohet për sëmundjen COVID-19, gjatë ditës së sotme. Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha në një intervsitë për Fox News se “mjekët do të venodsin më vonë nëse do ta lirojnë”.

Trump bëri afro 20 postime në Twitter, qysh të hënën në mëngjes, kryesisht për zgjedhjet e nëntorit. Edhe pse virusi në trupin e tij konsiderohet ende ngjitës, Trump, të dielën, doli për pak kohë me makinë, për t’i përshëndetur mbështetësit e tubuar rreth spitalit Walter Reed, ku edhe po trajtohet. Më herët, Trump publikoi një video në Twitter, duke thënë se ai ka “mësuar shumë” për sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, që nga infektimi.

 

“Kjo është shkolla e vërtetë, nuk është ‘le t’i lexojmë librat e shkollës’. Dhe, unë e kuptoj. Dhe, është një gjë shumë interesante”, tha Trump. Presidenti dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me COVID-19 të premten. Në të njëjtën ditë, Trump është shtruar në suitën presidenciale të spitalit ushtarak Walter Reed, ku ka vazhduar të punojë.

 

Mjekët thanë se Trump po trajtohet me steroid dhe me anti-viralin remdesivir. Presidentit i është dhënë edhe një ilaç eksperimental që zhvillon antitrupa, për ta ndihmuar sistemin imunitar të luftojë virusin. “Pacienti vazhdon të përmirësohet. Ai nuk ka pasur temperaturë qysh të premten në mëngjes”, tha për gazetarët doktor Sean Dooley./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...