Ambasada Britanike në vendin tonë ka reaguar në lidhje me miratimin sot në Kuvend të Kodit Zgjedhor, por pa konsensusin e opozitës jashtëparalementare.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasada ka shprehur keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus.
Deklarata e Ambasadës Britanike
Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave.
Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus