Vasili:Rama dhe Balla le të shohin si presidenti i Rumanisë mbron kushtetutën me protesta popullore

E mërkurë, 07 October 2020 14:37

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u ka reaguar për sulmet që zyrtarë të PS-së bëjnë ndaj kreut të shtetit, lidhur me qëndrimet e tij në mbrojtje të Kushtetutës. Vasili ka publikuar pamje nga protestat në Rumani, ku kreu i shtetit u është bashkuar tubimeve masive qytetare që zhvillohen në qytetet kryesore të vendit. Protestat kanë nisur kundër korrupsionit qeveritar dhe shkeljeve kushtetuese që ka bërë partia në pushtet.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

 

Rumania shembulli ekselent për Tao-n dhe Tao-t! Meqënese Tao & co duan nje shembull nga nje nje vend i BE dhe anetar i NATOS, se si Presidenti ngrihet ne lartesine e misionit mbrojtjes Kushtetutes dhe sundimit te ligjit duke u perballur me qeverine e kapur nga krimi atehere po i japim Rumanine

Per Tao-n eshte edhe me e lehte fale rumunçes, qe e njeh jo vetem se i duhej per shkolle, por edhe per te tjera….pune!

Tre vjet me pare Presidenti Iohannis ne krye te dhjetra mijra qytetareve rumunë deklaronte:

“Një bandë politikanësh me probleme kriminale dëshiron të ndryshojë ligjin në Rumani dhe të dobësojë sundimin e ligjit. Kjo nuk mund të lejohet. Eshtë e papranueshme të ndryshohet legjislacioni në mënyrë që dhjetëra apo qindra politikanë me probleme ligjore të pastrojnë të dhënat penale dhe të vazhdojnë veprimet e tyre të gabuara. Rumunët janë indinjuar me të drejtë,” hoshte Iohannis në shesh.

Liviu Dragnea ne ate kohe Kryetar i partise ne pushtet dhe njeherazi Kryetar i Parlamentit rumun deklaroi per veprimet e presidentit Iohannis se:

“një fillim grushti shteti. Presidenti ishte jashtë ligjit sot, duke synuar avantazhe politike personale dhe duke kërkuar shmangie kushtetuese”.

Populli rumun qe e kishte votuar ne mandatin e pare Presidentin me 53% te votave e votoi ne mandatin e dyte me 66% te votave sepse Presidenti Iohannis u vu ne krah te popullit dhe Kushtetutes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...