“Nderi i Kombit”, Meta: Heronjtë e Kodrës së Kuqe, Vojo Kushi, Sadik Stavileci, Xhoxhi Martini dhe Muharrem Llanaj zënë vendet e nderit në Luftën e popullit

E mërkurë, 07 October 2020 14:43

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me dekoratën “Nderi i Kombit” heronjtë legjendarë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martinin (pas vdekjes), të cilët ranë heroikisht në luftë me pushtuesit italianë gjatë betejës epike në “Kodrën e Kuqe” në Tiranë.

Përmes rrjeteve sociale, Presidenti Meta vlerëson rlin dhe kontributin e “Heronjve të Kodrës së Kuqe”, duke u shprehur se kur flasim për vetëmohimin, trimërinë e heroizmin partizan dhe të luftëtarëve për liri, padyshim, Vojo Kushi, Sadik Stavileci, Xhoxhi Martini dhe Muharrem Llanaj zënë vendet e nderit në Luftën e popullit tonë kundër bishës nazi-fashiste!

 

Mesazhi i Presidentit

 

“Prej lufte veç ai largohet,

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frigohet,

Por vdes, por vdes si një dëshmor!”🇦🇱

Kur flasim për vetëmohimin, trimërinë e heroizmin partizan dhe të luftëtarëve për liri, padyshim Heronjtë e Kodrës së Kuqe, Vojo Kushi, Sadik Stavileci, Xhoxhi Martini dhe Muharrem Llanaj zënë vendet e nderit në Luftën e popullit tonë kundër bishës nazi-fashiste!

Ata luftuan në krah të njëri-tjetrit, duke u shndërruar në Heronj Legjendarë dhe frymëzues të përjetshëm në betejat për liri, pasi shpalosën para gjithë botës virtytet më të arrira të shqiptarit si atdhedashuria, burrëria, besa e trimëria.

Të rrethuar, ata bënë një luftë të pabarabartë, kundër qindra fashistëve e xhandarëve të armatosur gjer në dhëmbë.

Për Vojon, Sadikun, Xhoxhin, por edhe Muharremin nuk kishte mbetur rrugë tjetër veç t’i qëndronin Himnit Kombëtar dhe të qëndronin si burrat deri në pikën e fundit të gjakut.

Për rolin e shquar në mbrojtje të lirisë së Atdheut, shembull frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja, pata sot nderin të vlerësoj Heronjtë dhe luftëtarët legjendarë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Vojon Kushin, Sadik Stavilecin e Xhoxhi Martinin me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, si dhe Muharrem Llanaj me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...