Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi iu është drejtuar shqiptarëve me një mesazh nga foltorja e parlamentit menjëherë pas mbërritjes në Tiranë për një vizitë zyrtare pas prezantimit të Progres-Raportit.
Varhelyi premtoi se Komisioni Europian do qëndrojë pranë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do punojë fort që vendet e rajonit të jenë shtete anëtare të BE
“Më vutë në një pozitë të vështirë së pari sepse më dhatë një vend ku besoj se duhet të ulen monarkët dhe unë nuk jam i tillë. Është nder. Dëshiroj që të përçoj një mesazh të qartë që do ta sjellim këto ditë në Ballkanin Perëndimor. Ne do ju qëndrojmë pranë, jemi me ju e do jemi me ju, do punojmë fort që të jeni shtete anëtare të BE. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë komision. Që prej ditës së parë që filluam punë kemi qenë të angazhuar për të sjellë rezultatet. E ardhmja e gjithë rajonit është në BE dhe interesi jonë strategjik t’ju sjellim më afër. Sa i përket dy objektivave të para ne kemi marrë disa masa të rëndësishme”, tha Varhelyi