Pak ditë pas votimit në parlament të Kodit të ri Zgjedhor, mesazhi i komisionerit për zgjerim në BE, Oliver Vrhelyi,. nga foltorja e parlamentit, është tepër i qartë.
Sipas tij, reforma zgjedhore është kusht për çeljen e negociatave me BE-në.
“Si komisioner i zgjerimit kam mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dhe inkurajoj të gjitha palët që të mbajnë fokusin tek këto reformat e domosdoshme të Shqipërisë përfshi reformat që parashikon 5 qershori. Më lejoni të jem I qartë.Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare. Shqipëria duhet të ruajë ritmin e këtyre përpjekjejeve dhe të vijojë me reformat përkatëse në ato fusha që janë identifikuar qartë në përfundim të takimit të marsit të Këshillit të BE-së”, u shpreh ndër të tjera Varhelyi