Shefi i kabinetit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se taksa e sheshtë 9 për qind sjell më shumë para në xhepat e të punësuarve.
Teliti jep edhe një grafik, ku shpjegohet sesa para më pak do të paguajnë mjekët dhe infermierët, me taksën e 9 për qind, të premtuar nga Partia Demokratike.
Postimi i Dorjan Telitit:
Taksa e sheshtë 9% = më shumë para në xhepat e të punësuarve.
Qeveritarët e taksave më të larta në rajon, të tenderave e PPP-ve korruptive, braktisësit e ekonomisë edhe në kohë pandemie, nuk reshtin së genjyeri dhe mashtruari.
MASHTRIMI i Qeverisë: me planin Basha për taksën e sheshtë 9% mbi të Ardhurat Personale mbi Pagat, të punësuarit do të paguajnë më shumë tatim.
E VERTETA: me heqjen e taksimit progresiv dhe me implementimin e planit Basha me taksën e sheshtë 9%, të gjithë të punësuarit do të paguajnë më pak tatim, të gjithë do të kenë më shumë para në xhepin e tyre për konsum.
Konkretisht, me taksën e sheshtë 9% mbi tatimin mbi të ardhurat personale nga paga:
Një mjek do të paguajë 38 mijë lekë (të reja) më pak në vit. Një infermier do të paguajë 17 mijë lekë (të reja) më pak në vit.
Një mësues do të paguajë 22 mijë lekë (të reja) më pak në vit. Më kot lodhen së gënjyeri, shqiptarët e dinë të vërtetën e qartë dhe të thjeshtë.
25 prilli po afron ✌️, #ditëmëtëmira do të vijnë 🙏