Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se mashtron shqiptarët teksa vendi zbrazet çdo ditë. Kreu i FRPD Belind Këlliçi tha sot se sado të përpiqet të mashtrojë, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën e hidhur që studentë duhet të paguajnë tarifat e rritura e bizneset po mbyllen çdo ditë.
“Sa herë Edi Rama nuk jep dot llogari për premtimet e pambajtura, për krizën ekonomike ku e ka zhytur vendin, për mijëra të rinj që largohen çdo ditë, ai nxjerr vemjen e bashkisë që vetëm mashtron.
Sado të përpiqet të mashtroje, Rama nuk e fsheh dot të vërteten e hidhur të mijëra studentëve që duhet të paguajnë tarifat e rritura ndërkohë që të ardhurat u kanë rënë në minimum, të prindërve që akoma nuk kanë blerë dot libra për fëmijët e tyre, që nuk blejnë dot maska e dezinfektantë. Gënjeshtrat e përditshme të Ramës dhe veglave të tij nuk e fshehin dot të vërtetën e mijëra bizneseve që po mbyllen çdo ditë. Sikur Rama të punonte me të njejtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte duke u zbrazur çdo ditë”, deklaron Këlliçi.