Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi, në fjalën e mbajtur gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se testi i vërtetë për Shqipërinë janë zgjedhjet.
Varheleyi tha se duhet një reformë zgjedhore e besueshme, kurse shtoi se edhe Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e besueshme.
“Klima e biznesit duhet të jetë e mirë, gjyqësori duhet të jetë i pavarur. Duhet investuar në kapitalin njerëzor. Arsimimi është kyç. Duhet të bëjmë gjithçka që brezin e ri ta mbajmë këtu. Të rinjtë urojmë të kthehen në rajon.
Ne përgëzuam kryeministrin për arritjet. Ka ende sfuida, si lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të jetë funksionale Gjykata Kushtetuese. Vetingu është i rëndësishëm. Na duhet reformë e besueshme zgjedhore. Zgjedhjet do jenë testi”, tha Varhelyi.