Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë mbrëmje se kryeministri Rama i ka bërë një provokim të rëndë popullit shqiptar kur thotë se babai i tij Kristaq Rama ishte në anën e duhur të historisë.
Meta shprehet se i ati, ndonëse artist i mirë ka firmosur që të vritet fjala e lirë, duke iu referuar vrasjes së poetit Havzi Nelia në ‘88.
Do bëni fushatë ju?
Meta: Presidenti është për të shpëtuar Republikën, për të shpëtuar Kushtetutën. Do jetë në turpin e tij që se kanë kritikuar Ramiz Alinë. Ai ishte komunist, por u soll në mënyrë të përgjegjshme që Shqipëria të bënte një ulje të butë pas një 40 vjeçari që të gjithë e dimë si ka qenë dhe i shtyu zgjedhjet që të merrte opozita pjesë, dha dorëheqje kur fitoi opozita dhe pse e dinte ku do shkonte. Pas 30 vitesh vjen cuni i Kristaqit dhe i thotë popullit në Parlament se babi im ka qenë në anën e duhur të historisë, ky është provokim i rëndë, babai i tij ka qenë artist shumë i mirë, do ta kisha dekoruar, por nuk doja të krijoja problem në mbarë opinionin se ndoshta pa dëshirë ka firmosur që të varej një poet në ‘88, për fjalën e lirë.
Ju këto i dinit kur e bëtë kryetar bashkie, kur e bëtë kryeministër, kur keni ngrënë ngjala…
Meta: Më fal, nuk mund t’i thuash popullit ti që babai ishte në anën e duhur, se nuk ishte partizan babai, po thua që ne do ju shtypim, do ju varim, ulni kokën, poshtërohuni dhe duroni se s’keni rrugë tjetër.
Kujt?
Meta: Popullit shqiptar ia ka thënë