Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, ka reaguar për deklaratat fyese të ministres Elisa Spiropali ndaj kreut të shtetit, sot në mbrëmje në emisionin “Opinion”.
“Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E. E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave”,- shkruan Tedi Blushi në një reagim në rrjete sociale.
Gjatë fjalës në “Opinion”, Spiropali u shpreh kundër figurave dhe heronjve që dekorin kreu i shtetit. Ajo tha se “Presidenti ka krijuar një ushtri të vdekurish me dekorata, të njerëzve që kanë vdekur 100 vite më parë”. Spiropali i referohet si “ushtri të vdekurish” figurave historike të kombit, që kanë marrë dekorata vlerësimi