Berisha/Edvini, dekorimi i heronjve dhe ligji i te ngjashmeve!

Hënë, 12 October 2020 18:33

 

Nga Sali Berisha
Edvini, dekorimi i heronjve dhe ligji i te ngjashmeve!

Miq, ditet e fundit Edi Rama ka hapur ne vend nje polemike te habitshme por edhe tejet lenduese per çdo shqiptar pavaresisht nga bindjet e tij politike.

Ai eshte versulur kunder dekorimeve nga presidenti i Republikes, ne ushtrim te funksionit te tij te ndereve te vendit te disa deshmoreve dhe heronjve te kombit shqiptar, konkretisht Avni Rustemit, Vasil Laçit, Vojo Kushit etj.

Reagimi i Rames ndaj ketyre dekorimeve nen pretekstin se nuk dekorohen te vdekurit apo te dekoruarit e vdekur eshte absurd dhe qesharak.

Me kete reagim ai ka ngjallur hamendje nga me te shumtat. Disa mendojne se e ka nga xhelozia, te tjere shprehen se ai qe i ka vendosur Çelesin e Arte te kryeqytetit Bregoviçit autorit te kenges “Kallashnikov”, hymnit te masakrave te serbeve mbi shqiptaret e Kosoves, nuk mund te pranoje te dekorohen deshmoret apo heronjte e kombit shqiptar.

Te trete mendojne se Rama druhet se keto dekorime i rrisin piket ne publik presidentit dhe kjo mund te perkthehet ne paksim edhe me te madh te votave per te dhe partine e tij qe eshte kthyer ne partine e droges, trafiqeve, vjedhjeve dhe korrupsionit dhe nuk e lidh asgje me te renet e kombit.

Miq, ne te gjitha keto mendime mund te kete copeza te vertetezash.

Por e verteta e madhe eshte diku tjeter. Ajo qendron tek ligji i te ngjashmeve, pra similia similibus e latineve dhe kjo e sfazon dhe tmerron Ramen ne ate shkalle sa e ka shtyre te humbas edhe mendjen dhe ndermarre nje beteje te hapur kunder heronjve dhe deshmoreve dhe dekorimit te tyre pas vdekjes.

Keshtu, Avini Rustem tani atij i duket çdo emigrant shqiptar. Ndaj dhe dekorimin e Avni Rustemit, Rama e merr si nje grishje apo apel per çdo emigrant qe per shkak te akteve te tij te tradhetise se larte, ndarjes se Kosoves, shitjes se detit Greqise, spastrimit etnik te Shqiperise te jete gati ti rezervoje atij duke dale apo duke hyre ne ndonje hotel jashte vendi ate qe Avni Rustemi i rezervoi Esat Pashes.

Rama ndjehet kaq i huaj per kete popull sa lqe tmerrohet nga emri i Vasli Laçit dhe çdo i ri kembesor apo i ulur ne trotuar kur ai kalon i duket nje Vasil Laç, i cili nuk shkoi ne Rome por e gjuajti ne rruget e Tiranes Perandorin e Italise, Abisinise dhe Shqiperise, Viktor Emanueli.

Rama shperfytyrohet nga dekorimi i Vojo Kushit sepse bazuar ne ligjin e te ngjashmeve mendon se ndonje te riu “kokrisur” te frymezuar nga Vojo Kushi, makina e blinduar e Edvinit mund ti duket se autombilnd pushtuesi dhe do te versulet si Vojua mbi te.

Me kete rast dua ti them Zografit bis se nuk te kane faj as Avni Rustemi, Vasil Laçi apo Vojo Kushi pse ti me aktet e tradhetise se larte kombetare, drogen, vjdhjet, je shnderruar ne figuren me te urryer pas Enver Hoxhes per shqiptaret. 25 Prilli po vjen koshi i plehrave te historise te pret! sb

Login to post comments