Rritja e infektimeve, Meta: Përshkallëzimi i tensioneve politike jo vetëm bllokon integrimin, por ka pasoja të rënda për shëndetin

Hënë, 12 October 2020 19:51

 

Presidenti Ilir Meta reagon pas kronikës së “Zërit të Amerikës” se janë rritur me 15% rastet e reja me koronavirus në Shqipëri.

Meta shkruan në ‘Facebook’ se përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend jo vetëm bllokon integrimin, por sjell pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

 

“Përshkallëzimi artificial i tensioneve politike në vend, që nga rrafshimi i pabesë dhe i paligjshëm i Teatrit Kombëtar në kulmin e pandemisë, e sidomos prishja e njëanshme e Marrëveshjes së 5 Qershorit nga Kryeministri në detyrë, jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit politik dhe bllokon çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, por ka patur dhe ka pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, veçanërisht për ekonominë e tyre.
Koha për t’iu rikthyer Marrëveshjes së 5 Qershorit, si edhe bashkëpunimit për mirëmenaxhimin e pandemisë, është tani. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Modifikuar më Hënë, 12 October 2020 19:53
Login to post comments