Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi thotë se Ramës i është shtuar frika nga Ilir Meta.
Kryemadhi ndodhet një intervistë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora
Kryemadhi: Frika e Edi Ramës për Ilir Metën është shtuar. Sa i takon reagimit të Metës si president nuk kam arsye ta gjykoj. Nëse deri dje kam qenë kundër zgjedhjes së Metës si president, sot kam menduar që ka qenë një ndër zgjedhjet më të mira. Kjo ka treguar se Ilir Meta ka qenë vizionar në politikë sepse ka menduar se pas 2017 do të kishim një situatë të tillë kaotike.
I vetmi institucion legjitim sot është ai i presidencës, sepse të gjitha institucionet e tjera kanë rënë, edhe ato institucione që mendojmë se mund të jenë të pavarura nga reforma janë të kapura nga grupe kriminale e sekte të caktuara që janë të lidhura me krimin e organizuar.
A po bën më shumë opozitë presidenti Meta sesa vetë PD e LSI?
Nuk mendoj se presidenti Meta po bën opozitë por po mbron Kushtetutën. Sot që të flasësh për ndalimin e shpopullit të Shqipërisë nuk është tezë e opozitës por tezë kombëtare ku përgjegjësia e të gjithë klasës politike duhet të jetë e jashtëzakonshme. Roli i opozitës është të flasë për dështimin e opozitës