Kreu i shtetit, Ilir Meta, deklaroi menjëherë në emisionin Çim Peka se kryeministri Edi Rama ka kryer një akt kriminal me shkeljen e 5 qershorit.
“Mbajeni mend këtë që po them: edhe sikur të respektojë këtë marrëveshje, ka edhe kushte të tjera, pasi zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të monitoruarat. Me prekjen e 5 qershorit nuk ka çelje negociatash, këtë dëgjojeni nga unë,” tha ai.
“Çfarë mund të bëjë më shumë Edi Rama se sa një dorëheqje pasi ka shkretuar dhe shkatërruar vendin,” tha Meta.
Sipas tij, për shkak se integrimi është bllokuar, të rinjtë po ikin nga vendi. Ai përsëriti se edhe pas zgjedhjeve moniste të 30 qershorit, ishte shprehur se nuk do kishte negociata.
Por në atë kohë Shqipëria e mbajti peng edhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, kryeministri i këtij vendi, Zoran Zaev dha dorëheqjen pasi vendi nuk hapi negociatat.
“Tani është e pashmangshme ndarja mes dy vendeve. Nuk ka asnjë arsye gjeopolitike. Në fund fare kjo puna e integrimit është mbi bazën e meritave personale,” tha Meta.