Meta komenton dhënien e dekoratave: Ja akti më i madh që do bëj pas 25 prillit

Hënë, 12 October 2020 21:54

 

Presidenti Ilir Meta komentoi në Çim Peka LIVE dhënien e dekoratave, për të cilat është akuzuar nga kryeministri Edi Rama.

“Është detyra e presidentit të nderojë heronjtë. Këta duan të zhbëjnë atdheun,” tha ai, duke theksuar se personazhet e dekoruar, nuk ishin nderuar më parë, duke përmendur Avni Rustemin.
“Kam dekoruar pasi jam konsultuar me historianët dhe personalitet,” tha Meta.

“Impakt elektoral qenkan dekoratat dhe nuk qenkan PPP-të dhe koncesionet prej miliardash?” ironizoi Meta.
“Ata i shqetëson përpjekja për të investuar të atdhedashuria,” tha Meta.

Ai u shpreh se pasojat për prishjen e 5 qershorit do jenë të paimagjinueshme.

“I kam bërë të gjitha aktet dhe do i bëj të gjitha. Do bëj të gjitha aktet e një presidenti patriot. Akti më i madh që do të bëj është që bashkë me popullin shqiptar do e fusim pas 25 prillit Shqipërinë në epokën e sundimit përmes referendumeve,” tha Meta.

Presidenti tha se do e kthejë Kodin e ri Zgjedhor. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Rama e miraton sërish siç është, ai tha se “vullneti i mbetet popullit shqiptar”.

Login to post comments