Steve Bannon: Ja pse SHBA është në moment historik, Trump do fitojë sërish

Hënë, 12 October 2020 22:28

 

Steve Bannon, strategu dhe ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, në një intervistë për Çim Peka LIVE, komentoi skenarët që e presin Amerikën pas zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Çim Peka: Kënaqësi për këtë intervistë të rrallë dhe e para për një media shqiptare. Në Shqipëri, fatmirësisht jeni mitizuar shumë, për ndikimin politik dhe mediatik në SHBA. Zoti Bannon, duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në SHBA, duke filluar me ngjitjen e në Presidencë të Donald J. Trump, të ashtuquajturin bashkëpunim me Rusinë, impeachement, protestat, Black Lives Matter, Antifa, grupet e krahut të djathtë, pandeminë Corona 19 dhe përgjigjen ndaj saj, Gjykatën e Lartë, etj., a ndodh e gjitha kjo për shkak të Donald Trump dhe faktit që liberalët ende nuk e kanë gëlltitur që ai mundi Hillary Clinton, apo është diçka më e madhe, një luftë kulturore? Nëse është kjo e fundit, cilët janë skenarët pas 3 nëntorit? Në çfarë drejtimi do të shkojë Amerika?

Steve Bannon: Po, ne fakt është një çështje më e thellë. Mos harroni Hillary Clinton. Arsyeja që ne fituam në 2016 është sepse Clinton përfaqësonte rënien e kontrolluar të Shteteve të Bashkuara nga elitat tona për përfitim personal, dhe pikërisht kundër kësaj qëndroi Donald Trump. Ai ishte përçarës, ishte kundër establishmentit dhe kjo është arsyeja që në fund të ditës ai u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara.

 

Ishin njerëzit e klasës punëtore, duke përfshirë demokratët, unë vij nga klasa punëtore demokratike, familje punëtorësh. Trump në fakt u soll në pushtet nga familjet punëtore dhe klasa e mesme e ulët. Dua të them se ai përfaqëson klasën punëtore në Amerikë. Dhe mos harroni, elitat në Wall Street, elitat në qytetin e Londrës, elitat në Davos, në partinë e Davosit, korporatat ndërkombëtare dhe Partia Komuniste e Kinës, ata nuk i duan ata që quhen ‘të mjerët’, Hilary Clinton i pati quajtur ata ‘të mjerët’.

 

Nuk duan që këta njerëz të ngenë zërin. Kështu që arsyeja që nga fillimi, ajo çfarë unë quaj ‘projekti i nulifikimit’, ishte anulimi i legjitimitet tërësor të fitores së Trump dhe presidencës së tij.

Kjo nuk është vetëm për të mundur Donald Trump, kjo synon të shkatërrojë Donald Trump. Sepse duke shkatërruar Trump ata mendojnë se do të thyejnë këtë lëvizje popullore nacionaliste në Shtetet e Bashkuara. Dhe ata dështuan, dhe do të dështojnë përsëri me 3 nëntor. Prandaj ky është një moment shumë i rëndësishëm në historinë e Shteteve të Bashkuara

Login to post comments