“Po të pres o trendi buburrec”, Meta rifton Ramën në debat: Të sqarohemi ballë për ballë

Tuesday, 13 October 2020 17:04

 

Teksa përplasjet në rrjetet sociale vijojnë, presidenti Ilir Meta përsërit ftesën për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Në postimin e tij të fundit në Facebook, kreu i shtetit teksa e quan shefin e qeverisë “trendi buburrec”, e fton në një sqarim ballë për ballë.

“Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë!Mezi po të pres o trendi buburrec!“, shkruan Meta në reagimin e tij të rradhës.

 

Login to post comments