Basha i përgjigjet sërish Ramës: Po fshihesh si struci pas një lapsusi, është tragjike dhe me pasoja të kesh një kryeministër të tillë!

Tuesday, 13 October 2020 16:54

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i përgjigjet sërish kryeministrit Edi Rama lidhur me lapsusin në konferencën e djeshme për mediat.

Sipas Bashës, kryeministri fshihet si struci pas një lapsusi, në një kohë kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia.

 

“Kur vjedhja galopante, keqqeverisja, ekonomia dhe shëndetësia janë sot drama e çdo shqiptari,KM fshihet si struci pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t’ja dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes, e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën”, shkruan Basha

Login to post comments