Kryemadhi: Synim i LSI, të dyfishojë rezultatin e 2017, opozita merr 100 mandate

E mërkurë, 14 October 2020 08:09

 

Synimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit është dyfishimi i rezultatit. Kështu u shpreh në studion e ABC Neës kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo tha se duke parë frymën dhe situatën e krijuar Lëvizja Socialiste për Integrim ka objektiv që të dyfishojë numrin e mandateve. Mëgjithatë për Kryemadhin më e rëndësishmja është krijimi i frymës nga e gjithë opozita e bashkuar.

Lëvizja Socialiste për Integrim çfarë qëllimi ka, ma përktheni në mandate?

 

Qëllimi i LSI-së nuk është çështja e numrit. Unë në mandate e përkthej që opozita e bashkuar merr 100 mandate, me kodin e ri që ka bërë Edi Rama.

Sa keni ju si LSI?

Unë them minimumi fillon, sepse është akoma shumë herët, sepse jemi akoma në përzgjedhjen e kandidatëve, por të jeni të bindur që dyfishimi i rezultatit të 2017 është më e pakta. Kjo ju duket absurde një pjese të madhe, por absurditeti kur bisedojmë me të huaj, e kuptoj që hapin sytë, për shkak të manipulimit të opinionit publik që ndodh. Por këtu çështja nuk është më te përkrahësit politikë, çështja është te fryma. Pra frymën e bën opozita, e bën vendosmëria e secilit nga ne, e bën alternativa. Nuk është problemi për të treguar thjesht se kush është Edi Rama, problemi është se çfarë do të ofrojmë apo bëjmë ne nesër.

Ju e shihni veten forcë të dytë të kampit opozitar, 25 prillin si e shihni?

Ne sot jemi forcë e dytë e kampit opozitar. Unë nuk e kam parë ndonjëherë veten time që të garoj për të dalë, as e dyta, as e treta dhe as e fundit. Unë garoj për të fituar gjithmonë. Atë e vendosin qytetarët me votë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...