Fatmir Mediu: Synojmë maksimalizimin e votave nga e majta në të djathtë

E mërkurë, 14 October 2020 08:11

 

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në Ilva Now e cilësoi korrekte situatën brenda opozitës, por tejet shqetësuese atë që ndihet në tërësi nga shumica qeverisëse dhe gjeopolitika e rajonit.

“Nuk është se opozita duhet të mendojë se si të mposhtë Edi Ramën, por si të bëjë bashkë shqiptarët për të ndryshuar diçka që jep shpresë dhe perspektivë për vendin si një vend evropian,” – u shpreh Mediu duke theksuar se platforma e opozitës për bashkëqeverisjen është kërkuar të jetë me integritet profesional dhe moral.

 

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare se çfarë do të bëjë PR-ja për zgjedhjet, tashmë që mënyra e formimit të koalicioneve parazgjedhore është ndryshuar.

“Përballë shqiptarëve ne duhet të dalim me një mënyrë që garanton maksimizimin e votave nga e majta në të djathtë, sepse është koalicion ndryshe nga herët e tjera, sepse kemi subjekte të majta dhe të djathta, 140 kandidatë rrinë pak ngushtë për një koalicion kaq të gjerë, por nuk them vetëm nga cilësia e kandidatëve, por nga ajo çka kërkon elektorati ne duhet ta plotësojmë këtë mozaik për të marrë maksimumin,” – u shpreh Mediu.

Në studio Mediu kishte përballë analistin politik Plator Nesturi, i cili u shpreh se “brenda opozitës po përvijohen tre kampe të ndryshme” dhe se “nuk ka frymë të përbashkët”.

Mediu u shpreh se në opozitë boshti kryesor mbetet Partia Demokratike dhe se çdo “dualizëm në politikë është jo-normal”.

“Ai që është në krye të karvanit duhet të dijë ta drejtojë ashtu siç duhet, sinqerisht ka nevojë për një lidership të fortë. Qëndrimi ka qenë i përbashkët dhe ai derivon edhe nga faktori ndërkombëtar,” – u shpreh Mediu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...