“5 qershori”/ Ambasadori anglez kundër ndryshimit të Kodit Zgjedhor: U miratuan pa dakordës

E mërkurë, 14 October 2020 08:15

Nga Korça, ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman, shprehu keqardhjen e tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u votuan pak javë më parë në Parlament, si vijim i atyre që ishin miratuar më herët në Korrik.

Diplomati anglez tha në fjalën e tij se “5 qershori” nuk ka ndryshuar, por është zhgënjyese ajo që shkoi përtej paktit që palët arritën me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Sipas Norman, ishte zhgënjyes fakti që për një reformë kaq të rëndësishme për vendin mungoi konsensusi mes palëve politike në vend.

“Siç jeni në dijeni, Britania e Madhe, Ambasada Amerikane dhe ajo e BE-së kanë qenë ngushtësisht të përfshira në reformën zgjedhore dhe në marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilën u desh një kohë e gjatë pune për të arritur që të përputhej me rekomandimet që ka bërë OSBE ODHIR në lidhje me të. Kjo gjë nuk ka ndryshuar. Pra, marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar, ato ç’kanë ndryshuar janë ato çfarë u pasuan me ndryshimet kushtetuese pas miratimit të 5 qershorit. Unë po them atë që kam thënë më parë që qeveria britanike është e zhgënjyer që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çfarë ishte dakordësuar në 5 qershor. Kjo gjë nuk ka ndryshuar për sa i përket ambasadës sonë. Pjesa për të cilën unë jam zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë përgatitjesh të reformave në mënyrë konsensuale dhe këtë herë kjo gjë nuk ndodhi. Ky është burimi i shqetësimit tim. Unë mendoj se nuk do ishte e drejtë si ambasador të komentoja mbi atë çfarë është ose jo e drejtë të bëjë Presidenti i një vendi. Për mendimin tim është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë, sepse mendoj që luan një rol të rëndësishëm jo vetëm sa i përket zgjedhjeve, por dhe më gjerë, pra duhet të jetë prioritet absolut formimi saj, për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Çdo vend mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme për sa kohë politikanët punojnë ta bëjnë këtë gjë që të ndodhë. Ndonjëherë, dëshira ose vullneti politik është më i mirë sesa sistemi politik”, deklaroi Duncan Norman.

Ky qëndrim i ambasadorit britanik vjen disa javë pasi në Parlament u miratua ndërhyrja në Kodin Zgjedhor si përshtatje e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Ditën që këto ndryshime kaluan në Kuvend, Norman pati shprehur keqardhje që nuk u bënë nën frymën e konsensusit.

Po ashtu, edhe ambasada e SHBA-së reagoi pas votimit në Kuvend, ku theksonte ndryshimet e tetorit në Kodin Zgjedhor nuk shkelin 5 qershorin, ato lanë për të dëshiruar për shkak se nuk u bën me konsensus në Këshillin Politik. Edhe delegacioni i BE-së nënvizoi mungesën e kompromisit dhe se ndryshimet e bëra nga Kuvendi në fillim të tetorit s’kanë lidhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Vlen të theksojmë se ambasadorët, Duncan Norman, Yuri Kim dhe Luigi Soreka ishin tre njerëzit që “pagëzuan” marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik në 5 qershor për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...